greminë
GREMINË f.
1. Vend (gropë, përrua etj.) i thellë me anë të thepisura, zakonisht në mal, në mes shkëmbinjve etj.; humnerë, hon. Greminë e thellë. Greminat e maleve. Në fund të greminës. Ra në greminë.
2. fig. Shkatërrim i plotë, humbje, zhdukje. Shkoi në greminë. Ecën drejt greminës.
3. fig. Hendek i thellë që ndan forcat a grupet e ndryshme shoqërore, dallim i madh. Greminë klasore. I ndan një greminë.
- Ra në greminë pësoi një humbje a fatkeqësi të madhe. E hodhi në greminë dikë i shkatërroi jetën, e çoi në një gjendje shumë të keqe. Është në buzë të greminës (të humnerës) është në prag të shkatërrimit të plotë ose të një humbjeje a fatkeqësie të madhe.