GREVËTHYES m. përb.

1. Agjent i kapitalistëve në radhët e klasës punëtore, i cili përpiqet të sabotojë grevën dhe të përçajë lëvizjen greviste; ai që kundërshton të marrë pjesë në grevë, ai që vazhdon të punojë në kohën e shpalljes së grevës ose ai që pranon të punojë në vend të punëtorëve që janë në grevë.

2. Tradhtar i interesave të klasës punëtore e të revolucionit; përçarës i lëvizjes revolucionare të klasës punëtore.


GREVËTHYES mb. përb.

1. Që saboton grevën, që përpiqet të përçajë lëvizjen greviste; që kundërshton pjesëmarrjen në greve, që vazhdon të punojë në kohën e shpalljes së grevës ose që pranon të punojë në vend të atyre që janë në grevë. Punëtor grevëthyes. Sindikata grevëthyese.

2. Tradhtar; përçarës. Politikë grevëthyese.