grisem
GRISEM vetv.
1. Më hiqet një rrip a një copë nga rroba që kam veshur, pasi e kam kapur në diçka të mprehtë etj., çirrem, shqyhem. U gris në një gozhdë (në një ferrë). U gris daullja.
2. Gërvishtem, çirrem. U gris nëpër ferra.
3. vet. veta III. Hahet një rrobë, këpuca etj. Pak e nga pak, duke u përdorur për një kohë të gjatë. Iu grisën këpucët (çorapet, pantallonat). Nuk griset kurrë.
4. Pës. e GRIS.
- Si u nis, ashtu u gris (u bitis) shih te NISEM.