grish
GRISH kal.
1. Ftoj dikë të marrë pjesë në një dasmë, në një gosti, në një festë. E grishi për dasmë. E grishi për darkë (për ditëlindjen e djalit). Grish në festë.
2. I bëj thirrje dikujt që të marrë pjesë në një punë a veprimtari të përbashkët, thërres. Grish për luftë.
3. vet. veta III fig. Josh, tërheq me diçka të këndshme, ftoj. Natyra (deti) na grish.