grosh
GROSH m. vjet.
Monedhë turke, qe përdorej edhe në vendin tonë, me vlerë dyzet para ose sa një e njëqindta e lirës turke. S'bën (s'vlen) asnjë grosh nuk vlen fare, është pa asnjë vlerë. S'ka asnjë grosh.
- Më polli (më ndezi) groshi (belaja) me dikë shih te PJELL. Shëndoshë me grosh vjet. thuhej nga ata që mendonin se s'ka ç'të duhet shëndeti, kur e ke xhepin bosh. E bën groshin kacidhe shih te KACIDH/E, ~JA. Dy grosh oka (pesë para oka) mospërf. shih te OK/Ë,~A. I ka fjalët me grosh (ka fjalë e grosh) është shumë i kursyer në fjalë; flet pak, por me vend. Futet pesë para në grosh ndërhyn atje ku nuk i përket, fut hundët kot në punët e të tjerëve.