GRREMÇ m.

1. Copë hekuri me majë të kthyer, që shërben për të kapur a për të varur diçka, kanxhë; kërrabëz e vendosur në mur, ku varen sende të ndryshme; pjesë e vogël, e mbetur në një dru nga një degë e hollë që është këputur. Grremç për rroba. Mashë me grremç. Me hundë si grremç. Var në grremç.

2. Shkop i gjatë që ka në krye një bigë të kthyer si çengel dhe që përdoret për të këputur frutat nga pema, për të mbledhur barin etj.; sfurk.

3. vjet., mospërf. Kryq.

4. fig. bised. Mjet ose mënyrë që përdoret nga dikush për t'ia arritur një qëllimi të caktuar, për të sulmuar dikë etj.; rast që shfrytëzohet nga dikush për t'ia arritur një qëllimi. E gjeti grremçin.

5. fig. bised., mospërf. Plak shumë i dobët dhe i kërrusur.

6. përd. ndajf. Si çengel, si grremç. E bëj grremç.