Shqip redaktoni

Emër redaktoni

grumbull m.

  1. Tërësi sendesh hedhura një mbi një pa rregull; kapule sendesh që janë vendosur a rrasur njëri pranë tjetrit; shumicë gjërash ose dukurish të pa sistemuara. Grumbull gurësh (drush). Grumbull plehu (rëre, dëbore). Grumbull letrash. Grumbull resh. Grumbull shtëpish. Grumbull të dhënash (njohurish, ngjarjesh). Mbledh një grumbull gjërash.
  2. Grup njerëzish, turmë; grup njerëzish a kafshësh që janë mbledhur pa rregull në një vend, tufë. Grumbull njerëzish (nxënësish, burrash). Grumbull peshqish (kafshësh, delesh).
  3. përd. ndajf. Në grup, mbledhur bashkë, si tufë, së toku, tok; mbledhur shuk, si grusht. Ecin (rrinë, mblidhen) grumbull. Fluturojnë grumbull. U bë grumbull u mblodh shuk, u mblodh grusht.
  • Ia dha grumbull dikujt ia tha copë të gjitha, s'i la gjë pa thënë, ia numëroi të tëra.