grumbullim
GRUMBULLIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GRUMBULLOJ, GRUMBULLOHEM. Grumbullimi i barit (i drithit). Grumbullimi i bimëve mjekësore. Grumbullimi i vezëve (i qumështit). Grumbullimi i materialit. Grumbullimi i vullnetarëve. Grumbullimi i përvojës. Vendi i grumbullimit. Qendër grumbullimi. Grumbullimi i kapitalit. ek. Bëj grumbullimin.
2. Sasi lëndësh, sendesh, qeniesh etj. të mbledhura bashkë pa ndonjë rregull të caktuar, grumbull. Grumbullim ujërash.
3. Veprimtari shtetërore për mbledhjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale sipas rregullave të caktuara; bised. ndërmarrja që merret me këtë veprimtari. Dyqani i grumbullimit. Organet e grumbullimit. Ndërmarrja e grumbullimit. Çmimi i grumbullimit. I çuan në grumbullim.
4. kryes. Sende a mallra që grumbullohen. Shpërndarja e grumbullimeve.
- Grumbullimi i detyrueshëm mënyra e sigurimit të sendeve ushqimore (bujqësore e blegtorale) në formë detyrimi, që përdori shteti ynë në vitet e para pas Çlirimit për të furnizuar në mënyrë të organizuar punonjësit e qyteteve e të qendrave të prodhimit industrial.