GRUPIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GRUPOJ, GRUPOHEM. Grupimi i forcave. Grupimi i materialit. Bëhet grupimi.

2. Tërësi njerëzish, kafshësh a sendesh që ndodhen a që janë mbledhur së bashku në një vend ose që veprojnë së bashku; tërësi njerëzish të organizuar përkohësisht së bashku, që kanë ide e qëllime të njëjta ose që kryejnë të njëjtën punë; grup. Grupim politik. Grupim monopolist. Grupim ndërtesash. Grupim fisesh.

3. usht. Bashkim i përkohshëm i disa njësive ushtarake me një komandë të vetme për të kryer një detyrë luftarake. Grupim operativ. Grupim artilerie (aviacioni). Komanda e grupimit.