GRURË m. bot.

Bimë barishtore shumëllojesh e arave, me kërcell të drejtë e të nyjëzuar, me gjethe të holla e të gjata, që bën kallinj të mbushur me kokrra të vogla e që mbillet zakonisht çdo vit; kokrrat e kësaj bime, të cilat bluhen e bëhen miell. Grurë i lashtë (i hershëm). Grurë pranveror. Grurë i bardhë. Grurë halëzi. Grurë uji (ujës) grurë që piqet herët dhe i qëndron lagështirës. Kalli (kokërr, farë) gruri. Halë (kashtë) gruri. Bukë (miell) gruri. Llojet e grurit. Duaj gruri. Korrja (shirja) e grurit. Miza (tenja) e grurit. Ara me grurë. Thes (hambar) me grurë. Gjelbëron gruri. Ngjyrë (bojë) gruri. Mbjell (korr) grurin. Shij (bluaj) grurin. Gruri flokëkuq grurë me hala në ngjyrë të kuqe. Gruri i fortë grurë pranveror, me kalli të shkurtër, që mbillet zakonisht në vende malore dhe që përdoret kryesisht për prodhimin e makaronave.

  • E ka grurë (dhjamë, vaj) me dikë ka marrëdhënie shumë të mira me dikë, shkon shumë mirë me dikë, e ka mirë me dikë. I shkon (puna) grurë i vete puna mbarë, i shkon puna shumë mirë. Ra si pula në grurë (në mulli) shih te PUL/Ë,~A. E ha grurin që në arë i shpenzon të ardhurat shpejt e para kohe, nuk di t'i përdorë me ekonomi të ardhurat, nuk di të kursejë. Kakaris si pula pa grurë (në veri) shih te PUL/Ë, ~A. Ndaj bykun nga gruri shih te BYK,~U. Kur s'ke grurë, e mirë është edhe thekra fj. u. shih te THEK/ËR, ~RA. Mbolli thekër e i doli grurë dikujt shih te MBJELL. Është tre mel dy grurë tall, shih te MEL, ~I. Thekra është e gjatë, po gruri hahet fj. u. shih te THEK/ËR,~RA. Grurë breshke bot. lloj bari që bën kalli si të grurit, grurë i egër, grurth.