GRYKËSE I f.

Fem. e GRYKËS,~I I. Grykëse e madhe.


GRYKËSE II f.

1. Veshja e sipërme prej pëlhure, e hapur përpara ose prapa e zakonisht me mëngë të gjata, që mbahet gjatë kohës së punës, në shkollë, në kopsht etj.; përparëse. Grykëse e bardhë (e zezë). Grykëse pune (shkolle). Vajza me grykëse. Vesh (heq) grykësen.

2. Këmishë burrash e mbyllur dhe e qëndisur, zakonisht pa jakë.

3. Jelek grash i qëndisur.

4. Jakë fustani që mbërthehet në grykë, jakë.

5. Qafë çorapi.