gudulis
GUDULIS kal.
1. Prek dikë lehtë me gisht, me pupël a me diçka tjetër në disa vende të ndjeshme të trupit dhe e bëj të qeshë pa u përmbajtur. I gudulis gushën (faqet). E gudulis në ijë (nën sqetull). Gudulis me pupël (me gisht). Gudulis lehtë.
2. I shkaktoj dikujt një ngacmim të lehtë kryesisht në organin e të nuhaturit. I gudulisi hundët era e uthullës (e gjellës).
3. kryes. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më shkakton a më ngjall një ndjenjë të lehtë kënaqësie (muzika, fjala etj.). E guduliste muzika. Sikur e gudulisin ato fjalë.