gulçimë
GULÇIMË f.
1. Frymëmarrje e shpeshtë e me zor, e shoqëruar edhe me kollë; kollë me shpirrë, gulç; zhurma që del nga gulçimi i njeriut a i kafshëve. Gulçimë e rëndë (e mbytur). Gulçima e njeriut (e kalit). Qan me gulçimë.
2. Zhurma e fortë dhe e mbytur që bën një motor, një automjet etj., kur nuk punon mirë. Gulçima e motorit (e lokomotivës).