gungë
GUNGË f.
1. Pjesë e ngritur, pak a shumë e rrumbullakët dhe e fortë në kokë a në trup, që shkaktohet nga ndonjë goditje, nga ndonjë sëmundje etj.; xhungë, bullungë. Gungë e madhe (e vogël). Gungë në ballë (në kokë). Iu bë një gungë. Iu ul gunga.
2. Pjesë e ngritur në shpinën ose në gjoksin e njeriut, që formohet nga shtrembërimi i shtyllës kurrizore ose i kafazit të kraharorit; xhunga e kurrizit. Gunga e shpinës (e kurrizit).
3. Pjesa e ngritur në shpinën e devesë etj., që formohet nga grumbullimi i dhjamit. Gunga e devesë. Deve me dy gunga (me një gungë).
4. Pjesë e dalë si xhungë në trungun a në degët e drurëve; pjesë e dalë në një enë prej metali. Gungat e pemës. Degë (trung) me gunga. Kazan me gunga.
5. Bregore shumë e vogël në një fushë të rrafshët. Fushë (arë) me gunga.
6. mjek. Breshkëz, skrofull.
7. arkit. Kungë. Gunga e kishës.
8. përd. mb. Që ka lëvozhgë të fortë, që mezi çahet e që nuk i del thelbi lehtë (për arrat). Arrë gungë.
9. përd. mb. Që ka gjinj të vegjël, të fortë e me pak qumësht (për bagëtitë). Lopë (dele, dhi) gungë.
10. përd. mb. edhe fig. I fortë, i fuqishëm; që ka kockë të fortë, që nuk nënshtrohet, i papërkulur. Njeri gungë.
11. përd. mb. fig. keq. Kokëfortë.
12. përd. mb. Që nuk dëgjon mirë, i rëndë nga veshët.