GURRË f.

1. Vendi nga ku del një përrua a një lumë (zakonisht në një mal a shkëmb), ama. burimi i një përroi a i një lumi; burim me shumë ujë; krua. Gurrë e ftohtë. Gurrë e pashtershme. Gurra e Matit (e Shkumbinit). Gurrat e maleve. Gurra e fshatit. Ujë gurre. Pi ujë në gurrë. I kthjellët si ujë i gurrës.

2. fig. Zanafilla, burimi i diçkaje. Gurra popullore.

3. Rrëke, vijë. Gurrë gjaku. Gurrë lotësh.

4. përd. ndajf. Me shumicë, shumë, rrëke, çurkë. I shkonin lotët gurrë.