GYP m.

1. Cilindër prej metali, prej qelqi, prej çimentoje etj. me përmasa të ndryshme, i zbrazët përbrenda dhe i hapur nga të dyja anët ose nga njëra anë, që përdoret si mjet a si pajisje në mekanizma e aparate të ndryshme për të kaluar lëngjet, gazet, avujt etj.; pajisje e tillë me këtë trajtë; tub. Gyp i drejtë (i kthyer). Gyp uji. Gyp sobe. Gypi i gazeve. Gyp xhami (teneqeje, llastiku). Gypi i teleskopit. Gypi i llambës. bised. poçi i llambës. Gypi i lugut të mullirit. Gypi i kazanit të rakisë.

2. Kuti si cilindër që përdoret zakonisht për të mbajtur gjilpëra, ilaçe etj. Gypi i gjilpërave. Gypi i aspirinave.

3. anat., biol. Pjesë e zgjatur me trajtë të tillë në organizmin e njeriut e të kafshëve, nëpër të cilën kalojnë lëndë të ndryshme; organ në këtë trajtë në organizmin e njeriut, të kafshëve ose të bimëve. Gypi i tretjes (i ushqimeve). Gypi i kraharorit. Gypi i frymëmarrjes. Gypi i polenit. Gypat e drurit.