HËNAJASHTË ndajf.

  • Në kohën kur ka dalë hëna, kur ka lindur hëna; kund. hënabrenda. Nuk e punonte tokën hënajashtë. Nuk e hante grurin e ri (fasulen e re) hënajashtë (sipas besëtytnive).
  • Janë parë hënajashtë nuk shkojnë mirë njëri me tjetrin, nuk e duan njëri-tjetrin, nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin.