HËNOR m.

  • 1. Dash a cjap i patredhur, që mbahet për ndërzim. Hënori i tufës.
  • 2. Ai që sillet me teka, njeri me hënë, njeri me orë.
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (cjap) hënor. Njeri hënor.

HËNOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me Hënën, që i përket Hënës, i Hënës; që ndodhet a ndodh në Hënë; që i ngjan sipërfaqes së Hënës. Lëmshi hënor. Gjysmërruzulli hënor. Eklipsi hënor. Vullkan (krater) hënor. Pamje hënore.
  • 2. Që matet sipas rrotullimeve të Hënës rreth Tokës ose sipas ciklit të saj të plotë. Muaj hënor. Ditë hënore. Vit hënor. Kalendari hënor.
  • 3. poet. Që ndriçohet nga hëna, që është me hënë. Natë (mbrëmje) hënore.
  • 4. fig. Që është i zbehtë ose i rrumbullakët si hëna. Fytyrë hënore.