HABITSHËM mb.

  • 1. Që ngjall habi, që ka diçka të papritur ose të pabesueshme, i çuditshëm. Gjë e habitshme. Ngjarje e habitshme. Rast i habitshëm. Pamje e habitshme. Punë e habitshme.
  • 2. Që ka tipare të veçanta, të cilat shmangen pak nga rregulli i zakonshëm e normal; që sillet e vepron ndryshe nga të tjerët; që është jo fare normal. Njeri i habitshëm. Sjellje e habitshme.
  • 3. I jashtëzakonshëm, që të mahnit, i mahnitshëm. Shpejtësi e habitshme. Përparime të habitshme.
  • 4. bised. Që hutohet shpejt, që e humb mendjen; që s'e mban mendjen aty. Njeri i habitshëm.

HABITSHËM ndajf.

  • Me habi, duke qenë i hutuar. Rrinte (ishte, shikonte) habitshëm. Pyeti habitshëm.