hajat
HAJAT m.
- 1. Shesh përpara derës së një ndërtese, i shtruar me dhe të ngjeshur ose me rrasa, i mbuluar me çati të vendosur mbi shtylla dhe zakonisht i parrethuar me mur ose i rrethuar me mure të ulëta a me parmakë; treme. Hajat i shtruar. Hajat me mure (me parmakë). Hajati i kishës (i xhamisë). Shtyllat e hajatit. Rrinte (doli) në hajat.
- 2. Pjesë e gjerë në katin e poshtëm të një ndërtese, ku hyhet nga dera kryesore (zakonisht e shtruar me pllaka guri, mermeri etj.). Hajat i madh (i gjerë, i ngushtë, i gjatë). Hajati i shtëpisë. Shkallët e hajatit.
- 3. bised. Hauri i bagëtive në katin e poshtëm të shtëpisë, katua; ndërtesë e thjeshtë njëkatëshe me çati të lartë e pa mure, që shërben për të mbajtur veglat bujqësore. Hajati i lopëve. I mbylli kuajt në hajat. E futi qerren në hajat.
- 4. fig. vjet. Limer. Hajati i kaçakëve (i hajdutëve).
- E prishi hajatin me dikë i prishi marrëdhëniet me dikë, u zu, i ndau hesapet. I jep hajat diçkaje përkrah a mbulon një gënjeshtër, i bëhet strehë.