halldupçe
HALLDUPÇE ndajf. bised., mospërf.
- 1. Në gjuhën e halldupëve, osmanisht. Fliste halldupçe.
- 2. Sipas mënyrës së halldupëve, ashtu siç bënin halldupët. Këndonte (vishej) halldupçe.
- 3. fig. keq. Kot më kot, pa e menduar mirë diçka, kuturu; në mënyrë të trashë. Ia futi halldupçe. Fliste halldupçe.
- 4. përd. mb. E tillë, siç e këndonin a e kërcenin halldupët. Këngë (valle) halldupçe.