HALLKË f.

  • 1. Rreth i vogël prej metali, që së bashku me të tjerë të lidhur varg, përbën një zinxhir; rreth hekuri ku kapet, mbahet a lidhet diçka. Hallkat e zinxhirit (e vargoit). Hallka e derës. Hallka e parmendës. Hallka e zgjedhës. Hallka e kosës.
  • 2. fig. Pjesë përbërëse e diçkaje, që lidhet ngushtë me pjesët e tjera në një varg a në një sistem. Hallka kryesore (më e rëndësishme). Hallka të tepërta. Hallkat e sistemit arsimor. Në të gjitha hallkat.
  • 3. Lak. Hallka e litarit. Hallkë për të zënë lepuj. Ia shtrëngoi hallkën.
  • 4. Rreth që u vihet disa kafshëve në qafë; kular. Hallka e qenit. Hallka e viçit. Hallkat e qeve.
  • 5. vet. bised. Prangat, vargonjtë. I vuri (i hodhi, i hoqi) hallkat. Këputi hallkat.
  • 6. vet. krahin. Vathë grash në trajtë unaze. Vari (hoqi) hallkat.
  • Ia hoqi hallkën dikujt shih te HEQ.