HALLVË f.

  • Ëmbëlsirë që bëhet me miell të skuqur, me vaj ose me gjalpë dhe me sheqer. Hallvë e bardhë lloj hallve që bëhet vetëm me sheqer dhe që zihet me lëngun e rrënjëve të një bime. Hallvë e zezë lloj hallve që bëhet me sheqer, me miell gruri e me vaj dhe, pasi ngjyroset me sheqer të djegur, pritet në copa të holla. Hallvë me arra. Hallvë shtëpie.
  • Hallvë e ftohtë keq. diçka që mund të mos bëhet, diçka pa shpresë, punë e ftohtë. Hallvë e pjekur diçka që është bërë, punë e kryer. Të ngrënsha (të ndafsha, të bëfsha) hallvën! thjeshtligj. mallk. vdeksh!