hamullor
HAMULLOR mb.
- 1. Që është e korrur pasi më parë ka qenë e mbjellë me të lashta ose me misër (për arën, tokën). Tokë hamullore. Sipërfaqe hamullore.
- 2. Që është mbjellë vonë në hamullore, që nuk arrin të piqet dhe që përdoret zakonisht si ushqim i njomë a i thatë për kafshët. Misër (grurë) hamullor. Fasule hamullore. Panxhar hamullor.
- Njësi hamullore bujq. njësi bazë e matjes së punës në punimet e mekanizuara të tokës, e barabartë me larimin e një hektari tokë në thellësinë 17-20 cm.