han
HAN m.
- 1. vjet. Ndërtesë pranë udhës ose në qytete që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vend për kafshët e tyre. Dera e hanit. Fjeti në han. Zuri han.
- 2. keq. Hotel që nuk mbahet pastër a që nuk ka as pajisjet më të thjeshta, hotel i keq.
- 3. fig. keq. Vend me rrëmujë të madhe, ku hyn e nga ku del kush të dojë e kur të dojë. Han me dy (me shtatë) porta. U bë han. Ç'është ky han?
- As në han, as në va pa vend të caktuar; as në qiell, as në dhe.