harboj
HARBOJ jokal., bised.
- 1. keq. Bredh pa fre në vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shkoj sa në një vend në tjetrin. Harbon shumë (kot më kot, andej e këtej). Harboi nëpër botë. Harboi tërë natën.
- 2. Vrapoj, eci me vrap; nxitoj, eci me të shpejtë; iki nga një vend, largohem. Harboi kali. Harboi nëpër fushë.
- 3. Kërcej, hidhem e lodroj, duke bërë rrëmujë e zhurmë. Harbojnë fëmijët. Harbojnë qengjat. Harbojnë nëpër livadh.
- 4. vet. veta III. Rritet tej mase, zhvillohet shumë, harliset (për bimët). Harboi lisi (hardhia). Harboi (pambuku, misri). Harbuan kumbullat (pjeshkat).
- 5. keq. Bën si i shfrenuar, tërbohet, e kalon masën. Harboi kali (mushka). Harboi era (shiu).
- 6. fig. keq. Bëhem i papërmbajtur, s'u vë fre ndjenjave, dëshirave dhe epsheve, shthurem e jepem pas qejfeve; azdisem. Kërcenin e harbonin. Harbonte me vajza. Harboi pas pelave.
- 7. kal. fig. keq. E bën të papërmbajtur; e tërbon. E harboi pija (rakia, vera).
- 8. kal. vet. veta III. E rrit tej mase, e zhvillon shumë, e harlis. E harboi grurin plehu. E harboi shiu barin.
- 9. kal. Prish, çart, ia largoj diçka. Ia harboi gjumin fare. Ia harboi gazin (gëzimin).