harbuar
HARBUAR mb. bised.
- 1. keq. Që bredh pa fre lart e poshtë, që nuk qëndron gjëkund. Njeri i harbuar.
- 2. Që është rritur tej mase, që është zhvilluar shumë. Bimë e harbuar. Duhan i harbuar.
- 3. keq. Që është i papërmbajtur, që bën si i shfrenuar; i tërbuar, i egërsuar. Kalë (mëz, ka) i harbuar. Pelë (mushkë) e harbuar. Det (lumë) i harbuar.
- 4. keq. Që është bërë i papërmbajtur, që s'u vë fre ndjenjave, dëshirave e epsheve, i shthurur e i dhënë pas qejfeve. Njeri (djalë) i harbuar. Grua e harbuar.