harbut
HARBUT m.
- 1. vjet. Emër, me të cilin klasat e larta të shoqërisë në Perandorinë Osmane quanin me përbuzje të huajt, që i mbanin si të pazhvilluar; emër, me të cilin bejlerët dhe agallarët quanin me përbuzje njerëzit e vegjëlisë.
- 2. mospërf. Njeri me sjellje të keqe, i pagdhendur, i ashpër e gojështhurur; njeri i vrazhdë e i rëndë.
HARBUT mb.
- 1. vjet. Që i përkiste vegjëlisë, që përbëhej nga njerëz të klasave të shfrytëzuara (përdorej me përbuzje nga klasat shfrytëzuese). Turmë harbute.
- 2. përb. Që ka sjellje të keqe, i pagdhendur, i ashpër e gojështhurur; i vrazhdë, i rëndë. Njeri harbut. Sjellje harbute. Shprehje harbute.