HARKOHEM vetv.

  • 1. Përkulem dhe bëhem si hark, marr trajtën e harkut; vet. veta III. Vjen si hark, lakohet. Iu harkua trupi. U harkuan drurët. Janë harkuar shkallët. Iu harkuan vetullat.
  • 2. vet. veta III. Kthen si hark, dredhon, merr kthesë, harkon. Harkohet udha (lumi). Harkohet bregu. Harkohet ylberi.
  • 3. Pës. e HARKOJ.