HARMONIKË f.

  • 1. Vegël muzikore e vogël në trajtën e një kutie të sheshtë e të gjatë me disa vrima anës, të cilave u fryjmë me gojë për të luajtur melodi. Harmonikë goje. Këngë me harmonike. I fryj harmonikës.
  • 2. Fizarmonikë. Melodi me harmonikë. I bie harmonikës.