HARMONISHËM mb. libr.

  • 1. Që ka lidhje të natyrshme dhe të përshtatshme ndërmjet pjesëve, që i ka elementet përbërëse të bashkuara bukur e me përpjesëtime të goditura; që ka përputhje e që vete mirë me diçka tjetër, që ka harmoni. Trup i harmonishëm. Fytyrë e harmonishme. Sistem i harmonishëm. Lidhje e harmonishme. Zhvillim i harmonishëm. Edukim i harmonishëm. Lojë e harmonishme. Në mënyrë të harmonishme.
  • 2. muz. Që tingëllon bukur, që jep tingëllim të këndshëm (për tinguj e zëra të njëkohshëm). Zëra të harmonishëm. Tinguj të harmonishëm.