HARMONIZUAR mb.

  • 1. Që është bërë i harmonishëm a harmonik, që ka përpjesëtime a lidhje të harmonishme me diçka tjetër, që është vënë në përputhje a në pajtim ose që është bashkërenduar mirë me diçka tjetër. Zhvillim i harmonizuar. Përpjesëtime të harmonizuara. Veprime (përpjekje) të harmonizuara. Tinguj të harmonizuar. Kooperimi i harmonizuar i degëve.