hartoj
HARTOJ kal.
- 1. Krijoj e shkruaj një vepër letrare, shkencore etj. sipas një plani të caktuar; përpiloj dhe shkruaj përmbajtjen e një dokumenti, të një shkrese etj. Hartoj një dramë (një skeç, një pjesë teatrale). Hartoj fjalorin (gramatikën). Hartoj një tekst shkollor. Hartoj një ligj (një vendim, një rregullore). Hartoj një shkresë.
- 2. Përgatit diçka që do të zbatohet, duke përpunuar të dhënat e nevojshme dhe duke i hedhur ato në letër. Hartoj buxhetin. Hartoj rendin e ditës. Hartoj grafikun e punës (një program pune).
- 3. fig. Mendoj që më parë mënyrën dhe rrugët e veprimit, përgatit një plan veprimi, thur. Hartoj një projekt (një plan).