HARXHOJ kal., bised.

  • 1. Shpenzoj diçka, prish; e mbaroj diçka ose e prish ca nga ca, zakonisht duke e përdorur për një qëllim të caktuar. Harxhoj paratë. Harxhoj ushqimet (miellin, sheqerin). I harxhoi dërrasat (gozhdët, gëlqeren). Makina harxhon pak naftë (benzinë, vaj). Harxhon shumë (kot).
  • 2. E bëj që të prishë para, e detyroj të bëjë shpenzime, e shpenzoj. E harxhoi dasma.
  • 3. fig. E përdor për diçka, e shfrytëzoj për të bërë diçka. Harxhoj forcat (mundin). Harxhoj kohën.
  • Harxhoj fjalën kot ndërhyj te dikush për të rregulluar një punë, por nuk ia arrij qëllimit; më shkon mundimi kot. Harxhoj frymën (kot) lodhem së foluri e s'më dëgjon njeri. Harxhoi (pagoi) qimet (leshtë) e kokës shih te QIME,~JA.