hasha
HASHA pasth. thjeshtligj.
- 1. vjet. Përdorej si betim për të siguruar dikë që diçka nuk ishte e vërtetë, që dikush nuk e dinte një punë, nuk e njihte një njeri etj. Hasha, s'di asgjë. Hasha, s'e mora vesh. Hasha, s'e pashë.
- 2. Përdoret së bashku me disa folje dhe formon me to togje të qëndrueshme me kuptimin e përgjithshëm «e mohoj dikë a diçka, i bie mohit». E bëri hasha se ka qenë. I ra hasha fjalës. E zuri hasha fjalën. E bëri hasha djalin.