Hape menynë kryesore

HASHASH m.

  • 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë e të degëzuar, me lule të mëdha me petla si të lulëkuqes e me ngjyrë vjollce të hapët, që e ka frytin si kapsulë e të mbushur me fara të vogla. Gjethe hashashi. Lulja e hashashit. Lëngu i hashashit. Ngjyrë hashashi ngjyrë vjollce e hapët.
  • 2. Lëngu si qumësht që nxirret nga fryti i papjekur i kësaj bime dhe që përdoret për të vënë në gjumë; opium. Pi (përdor) hashash. I dha hashash.
  • Lule hashashi bot. shih te LUL/E,~JA.