hava f. bised.

  1. Klimë; kohë, mot. Hava e mirë (e keqe, e shëndetshme). Hava e ftohtë (e butë). Hava shiu (bore). Havaja e Korçës. U prish havaja. Ndërroj havanë. Shkoi (doli) për hava. Nuk i ka prirë (nuk i ka ecur) havaja. Ndërron si havaja.
  2. Ajër, erë; hapësira mbi tokë; qiell. E ngriti në hava. Fluturon në hava. Qëlloj (shtie) me pushkë në hava.
  • Fjalë në hava (në erë) shih tek ER/Ë,~A I. Flet në hava flet kot më kot, flet në tym. E hodhi në hava
  • a) e hodhi në erë, e shkatërroi me lëndë shpërthyese;
  • b) ia prishi, ia shkatërroi menjëherë planet dikujt. Është (qëndron, mbeti) në hava është pezull, nuk di ku është; s'ka vendosur, nuk është as në qiell as në tokë. E la në hava e la pa mbështetje, e la pezull; e la në një gjendje të pasigurt. Rren për hava (ashiqare) shih te RREJ.

Turqisht

redaktoni

hava

  1. ajër