HAVAN m.

  • 1. Enë e thellë prej metali, prej druri etj., që shërben për të shtypur në të me një shtypës gjëra të ngurta (si arra, bajame, hudhra, kripë, piper etj.). Havan tunxhi (porcelani, qelqi). Havan druri (i drunjtë). Havani i arrave (i piperit, i hudhrave, i orizit, i kripës). Havan farmacie. Shtypësi (doreza, çoku, bishti) i havanit.
  • 2. Vegël për të grirë duhanin, çark duhani. Havani i duhanit. Thika e havanit. Duhan havani.
  • 3. ~A, ~AT vjet. Armë artilerie me grykë të shkurtër e të gjerë, që përdorej për të hedhur gjyle, mortajë. Havan i rëndë (i vogël). E qëlluan (e rrahën) me havana.
  • E rrah në havan diçka e shqyrtoj mirë një çështje; e bluaj mirë diçka në mendje. E shtroi nën havan dikë e bëri të bindet, ia uli hundën; e nënshtroi. I ra me havan në kokë i foli rëndë dikujt, e qortoi a e shau rëndë. Rreh (shtyp) ujë në havan shih te RRAH.