HEDHËS m.

  • 1. Ai që hedh diçka. Hedhësi i duajve. Hedhësi i dokrrës. Hedhësi i çekiçit (i shtizës, i diskut). sport.
  • 2. shih HEDHËS/E,~JA 2.
  • 3. Ai që ia kthen dikujt me zërin e tretë në këngët popullore me shumë zëra.
  • 4. Shkopecingël (lodër fëmijësh).

HEDHËS mb.

  • Që shërben për të hedhur diçka. Pompë hedhëse.