hej
HEJ m.
- Qengj që fillon të hajë bar për herë të parë. Hej pirës. Lodron si hej.
HEJ pasth.
- 1. Përdoret si thirrje për të shprehur kënaqësi, habi, hidhërim, keqardhje a ndonjë ndjenjë tjetër. Hej, thëllëzë e malit! Hej, hej, o sa bukuri! Hej, ç'ditë e bukuri! Hej, ç'të kënduar! Hej, more hej! Hej, sa punë paska këtu! Hej, kuku! Hej, medet! Hej, ç'bela! Hej, sa ngushtë u gjend! Hej, dreq!
- 2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për ta thirrur, për t'i tërhequr vëmendjen, për ta nxitur etj., ej. Hej, ku shkon? Hej, ti atje! Hej, me ty flas! Hej, mos u vononi!