HEKURT mb.

  • 1. Që është bërë prej hekuri. Shufër (paftë, rrotë) e hekurt. Binarë të hekurt. Urë e hekurt. Derë e hekurt. Plor i hekurt. Rrugë (udhë) e hekurt hekurudhë.
  • 2. fig. I fortë si hekuri, shumë i fortë, i fuqishëm; i papërkulshëm, shumë i qëndrueshëm, që nuk thyhet e nuk tërhiqet përpara vështirësive. Muskuj të hekurt. Njeri i hekurt. Rini e hekurt. Disiplinë e hekurt. Me vullnet të hekurt. Me zemër të hekurt.
  • 3. fig. Që të detyron të veprosh patjetër sipas disa kërkesave të rrepta, që kërkon disiplinë e rregull të fortë, që nuk bën asnjë lëshim; që të mban të shtrënguar fort e nuk të lëshon. Dorë e hekurt. Grusht i hekurt. Darë e hekurt. Rreth i hekurt.