HENDEK m.

  • 1. Vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj. për të mbledhur ujërat, për t'u mbrojtur, për t'u strehuar, për t'u fshehur etj. Hendek i thellë. Hendek kullues. Hendek mbrojtës. usht. llogore. Në buzë të hendekut. Hap (çel) një hendek. Kaloj (kapërcej) hendekun.
  • 2. fig. Largesë që ndan njerëzit, shtresat shoqërore etj. për shkak të kushteve të ndryshme ose të mosmarrëveshjeve; dallim i theksuar ndërmjet njerëzve, klasave etj. që s'i lë të bashkohen. Hendek i madh. I ndan një hendek. Ngushtohet hendeku. Zhduk hendekun ndërmjet kuadrove e masave. Thellohet hendeku ndërmjet klasave të shoqërisë borgjeze.
  • 3. fig. Pengesë, vështirësi e madhe. Ka hendek (ajo punë). E hodhi (e kaloi, e kapërceu) hendekun i kaloi vështirësitë.
  • Çel një hendek shih te ÇEL. E hodhi në hendek dikë e braktisi, e hodhi tutje. Ndalu beg se ka hendek shih te BEG,~U.