hep
HEP m.
- 1. Plasë, e çarë në mes të diçkaje; gropë jo shumë e thellë, vend pak i thelluar; zgavër e madhe, shpellë. Hepat e dërrasës. Hepat e akullit. Hepat e arës. Hepat e malit. Shkëmb me hepa.
- 2. Thep me majë të hollë; maja e diçkaje të zgjatur a të dalë; gjemb, spicë. Hepat e sfurkut. Hepat e kullumbrisë. Vend me hepa. E shpoi me hep.