Hape menynë kryesore

HERËT mb.

  • shih HERSH/ËM (i),~ME (e) 1, 3.

HERËT ndajf.

  • 1. Në fillim të ditës a të natës ose në fillim të një periudhe, në çastet, në orët a në ditët e para; shpejt; përpara kohe, më shpejt se zakonisht; kund. vonë. Herët në mëngjes. Dje (pardje) herët. Herët në pranverë. E mblodhën misrin herët. Ngrihem (çohem, zgjohem, bie të fle) herët. Ka ardhur (u nis) herët.
  • 2. Në kohë të lashta, shumë kohë përpara, dikur në të kaluarën. Që (qysh) herët. Si herët. Ka ndodhur herët.
  • Herët (shpejt) a (ose) vonë pas një farë kohe, në një të ardhme që do të vijë patjetër (për diçka që do të ndodhë medoemos).