Hape menynë kryesore

HERGJELE f.

  • 1. Tufa e kafshëve të ngarkesës që janë lënë të lira të kullosin në natyrë (zakonisht për kuajt); kalë i pamësuar dhe që rri në tufë. Hergjele kuajsh (mëzash). I mbanin në hergjele.
  • 2. fig. Vajzë a grua e re dhe e shëndoshë; keq. femër e papërmbajtur dhe e harbuar.
  • 3. përd. mb. Që kullot e mbahet jashtë në gjendje gjysmë të egër; që nuk është shaluar a nuk është vënë në punë ende (zakonisht për kuajt). Kalë (mushkë) hergjele. Dema hergjele. Kope hergjele.
  • 4. përd. ndajf. Në tufa që kullotin e mbahen jashtë në gjendje gjysmë të egër; në gjendje të lirë, pa zot e pa erë (edhe fig.). I mbajnë hergjele. Mos e lësho hergjele. Është rritur hergjele.