hero
Shqip
redaktoniEmër
redaktonihero m.
- 1. Ai që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në luftë a në punë për popullin dhe për atdheun e vet, ai që është shquar për trimëri të lartë dhe për guxim të pashoq për të mirën e popullit e të atdheut kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve vendës, ai që ka dhënë edhe jetën duke kryer vepra të tilla. Hero i gjallë (i vdekur). Hero legjendar. Hero i heshtur ai që ka kryer në fshehtësi të madhe vepra trimërie e vetëmohimi kundër zbulimeve të huaja dhe veglave të tyre për mbrojtjen e interesave të larta të popullit e të atdheut. Hero i Luftës Nacionalçlirimtare. Vepra e heronjve. Kujtimi i heronjve tanë. Lavdi heronjve!
- 2. Ai që mishëron vetitë dhe tiparet pozitive më kryesore të një epoke, ai që shpreh cilësitë pozitive më thelbësore të mjedisit ku është rritur dhe ku ka zhvilluar e zhvillon veprimtarinë e vet; ai që shquhet shumë në një punë a në një veprimtari të caktuar dhe bëhet shembull frymëzimi e nxitjeje për të tjerët. Heroi i kohës sonë. Heronjtë e klasës punëtore. Heroi i ditës. Heronjtë e naftës.
- 3. Njeri i shquar, i cili, sipas teorive të sociologëve borgjezë e revizioniste, përcakton e drejton zhvillimin e ngjarjeve historike, është forca kryesore e vendimtare aktive dhe u kundërvihet masave të popullit, që shihen si forcë pasive. Heroi dhe masa (turma).
- 4. let. Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit (i tregimit, i novelës, i dramës).
- Hero Kombëtar
- a) titull i lartë nderi që i është dhënë Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, udhëheqës i popullit shqiptar dhe luftëtar i shquar kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV;
- b) urdhër nderi, me të cilin dekorohen ata që kanë kryer vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq, që kanë qenë shembull i lartë qëndrese e guximi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ose kanë rënë për mbrojtjen e interesave të larta të Atdheut. Hero i Popullit titulli më i lartë që i jepet një njeriu ose një grupi njerëzish për akte heroizmi për ruajtjen e tërësisë tokësore, për udhëheqjen me burrëri e me vendosmëri të njësive ushtarake dhe për arritjen e fitores kundër armikut në kushte të vështira lufte, duke i bërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit.