HEROIZËM m.

  • 1. Trimëri e pashoqe që shkon deri në vetëmohim për të mirën e popullit e të atdheut; frymë heroike, shpirt heroik. Heroizmi popullor. Heroizmi socialist (revolucionar). Heroizmi i klasës punëtore (i fshatarësisë kooperativiste, i rinisë). Heroizmi i Luftës Nacionalçlirimtare. Heroizmi i ndërtimit të socializmit. Shpirti i heroizmit. Vepër (akt) heroizmi. Faqe të lavdishme heroizmi. Lufton (qëndron, punon) me heroizëm.
  • 2. Vepër a punë heroike, akt heroik. Kanë bërë (bëjnë) heroizma. Periudhë plot heroizma.