hershëm
HERSHËM mb.
- 1. Që ka të bëjë me fillimin e një periudhe historike; që u takon ditëve të para të një stine, të një moshe etj. Mesjeta e hershme. Ngricat e hershme të dimrit. Në djalërinë e hershme.
- 2. Që ka të bëjë me një periudhë shumë të largët, që i përket lashtësisë, i lashtë, i moçëm; që ka qenë shumë kohë më parë, që ka ndodhur në të kaluarën e largët; i dikurshëm. Ngjarje (ndodhi) e hershme. Njerëzit e hershëm. Qytetërimi i hershëm. Kultura e hershme. Këngë e hershme. Që në kohë të hershme. Mbledhësit e hershëm të folklorit shqiptar. Zakon i hershëm. Kala e hershme. Monedhë (qeramikë) e hershme. Veshje e hershme.
- 3. Që fillon a vjen më përpara se zakonisht (për stinët e motit); që bëhet më përpara se zakonisht; kund. i vonë. Pranverë (vjeshtë) e hershme. Dimër i hershëm. Plugim i hershëm. Mbjellje e hershme.
- 4. Që rritet e zhvillohet në një kohë të shkurtër dhe përpara llojeve të tjera, që bëhet a mbillet herët, që jep prodhim a që piqet më parë se llojet e tjera (për pemët e perimet); kund. i vonë. Misër (grurë, oriz) i hershëm. Perime (domate, patate) të hershme. Fik i hershëm. Dardhë e hershme. Farishte (fidanë) të hershme.