HESHTJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes HESHT.
  • 2. Qetësi, mungesë e çdo zëri, tingulli a zhurme. Heshtje e plotë (e thellë). Heshtje e gjatë (e shkurtër). Heshtje varri. Një minutë heshtje. Theu (prishi) heshtjen. Ra në heshtje. Dëgjonin në heshtje.
  • 3. gjuh. Ndalesë, pauzë. Pikat e heshtjes.
  • E lë në heshtje diçka nuk e prek, nuk e zë në gojë a nuk e përmend; nuk merrem me një çështje për ta zgjidhur, e lë mënjanë.