HETUES m.

  • 1. Ai që kërkon të gjejë a të zbulojë diçka duke u nisur nga disa të dhëna paraprake, ai që shqyrton diçka sipas të dhënave që njeh dhe i plotëson këto me të dhëna të tjera për ta sqaruar punën më tej, ai që bën hetimin e diçkaje.
  • 2. drejt. Punonjësi i hetuesisë, që merret me shqyrtimin e rrethanave në të cilat është kryer një krim ose një kundërvajtje penale; vjet. gjyqtari që merrej me hetimin e një çështjeje gjyqësore. Hetuesi i çështjeve penale. Puna (detyra) e hetuesit.

HETUES mb.

  • 1. Që kërkon të gjejë a të zbulojë diçka, që heton; që bëhet me vëmendje të veçantë, i vëmendshëm. Shikim (vështrim) hetues. Me sy hetues.
  • 2. drejt. Që merret me hetimin e një çështjeje gjyqësore. Organet hetuese. Komisioni hetues. Gjykatësi (gjyqtari) hetues. vjet.